Shporruni o djaj, lirojini auditorët nga zinxhirët tuaj të ndryshkur

Shporruni o djaj, lirojini auditorët nga zinxhirët tuaj të ndryshkur

Një nga auditoret ku qëndrojnë të ngujuar studentët

Nga Neda Balluku

Gjatë arsimimit tim, kam patur fatin e nderin të mësoj prej mësuesve dhe pedagogëve të cilët kanë qenë për t’u ADMIRUAR e VLERËSUAR. Pedagogë që orët e mësimit i kthenin në emblemë të thënies “Koha është flori”. E kthenin në flori kohën tonë. Gjatë arsimimit tim, kam patur fatkeqësinë të isha nxënëse e studente e disa mashtruesve profesionistë me diplomë në dorë.

Të paaftësh, injorantësh dhe njerëzucësh që vetëm kanë mbajtur qëndrime e kanë falur përqafime sistemeve të kalbura që nuk ndalonin dot së fryri në kurriz të studentëve. Duke ndihmuar lulëzimin e injorancës, varfërisë e sot rebelimit pa revoltë. Ata njerëzucë me syze djalli dhe brirë të padukshëm vranë me duart e tyre, brez pas brezi, ëndrrën dhe shpresën për revolucionet e të ardhmes dhe krijuan rebelë të vegjël pa kauza.

Plagosën kauzat që sot në agoni, nuk dinë t’u japin studentëve armët e duhura për revolucion. Dhe për dramë terminale u falën ndër breza lupat e syzeve të tyre, për të parë armikun ku nuk është dhe mikun ku nuk duhet. Studentët janë të lirë të jenë ç’të duan e si të duan për aq kohë sa kanë vetëm bagazhin e tyre intelektual, shpirtin e tyre të lirë ose jo dhe projektimin individual për të ardhmen, si të vetmen përgjegjësi. Por djajtë me plagjiaturat e identitetit të pedagogut, nuk e kanë!

Ata janë fajtorët e mëdhenj që sot fshihen mes atyre që me mund të madh e pa kurrfarë përfitimi përtej atij ligjori dhe të drejti, kanë pritur e përcjellë breza të tërë fëmijësh të së djeshmes, që nuk u rritën dot kurrë për shkak se sistemet që u qëndronin mbi krye u pëshperisnin si hoxhë e priftërinj se nuk mund të ishin dot kurrë më shumë se ç’u diktonte djalli.

O djaj të injorancës dhe fatkeqësisë sonë të përbashkët, shporruni nga mesi i atyre që për kaq vite vijnë ende në punë me biçikleta, qe ende nuk i shohin dot në sy studentet kur u flasin rrugëve me respekt, që ende mbjellin filiza drite për të ardhmen e fëmijëve tanë, që ende kanë në farën e tyre shpresë si studentë naivë!

Shporruni nga e ardhmja e fëmijëve të mi, fëmijëve tanë e fëmijëve të fëmijëve tuaj. Tuajve që nuk u dhatë dot kurrë mundësinë për të zgjedhur përtej mënyrave dhe rrugëve tuaja të shkurtra! Dhe fëmijëve të atyre që nuk patën gjë në dorë u vratë pa shpirt edhe mendimin që mundësia për të zgjedhur është e mundshme.

Ububu mor Zot! Kanë vënë pasuri duke qëndruar mbi tempullin që predikon të qenit dhe jo të paturit, përmbajtjen dhe jo formën. Kanë shkelur mbi tempullin e librit dhe kanë mbushur xhepat me florinjtë e ndyrë të pazareve vrastare.

Shporruni o djaj! Lirojini auditorët nga zinxhirët tuaj të ndryshkur dhe lejoni frymën e të vërtetës të hyjë në shpirtin e atyre studentëve që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për të gjetur rrugën e duhur drejt një ndryshimi që mund të sjellin prej fuqisë që ende nuk e dinë se e kanë./Facebook/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Latif: 01/02/2019 09:06

    Ca titulli!

    Përgjigju
  • I paguar per protest.!: 29/01/2019 12:59

    Epo si do mund të lë shperblimin e ti kthehem mesimit.!?

    Përgjigju
  • lirika: 27/01/2019 21:30

    Kuj ia thua? A vesh te degjoje Dhori Cule se fytyren e ka ne WC?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë