Autoritetet turke arrestuan futbollistin izraelit, Sagiv Jehezkel, lojtar i klubit të futbollit, Antalyaspor. Sipas tyre, ai do të merret në pyetje pasi gjatë një ndeshjeje në ligën turke shfaqi solidaritetin me njerëzit që po mbahen pengje nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.
Sipas mediave turke, Jehezkel thuhet se u arrestua nga policia për hetim teksa po përgatitej të largohej nga Turqia të dielën mbrëma.
Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, tha se ky shtetas po hetohet lidhur me dyshimet për “nxitje të hapur publike për urrejtje dhe armiqësi”. Përmes një postimi në X (ish-Twitter), Tunc tha se “Jehezkel ishte përfshirë në një gjest të shëmtuar, në mbështetje të masakrës izraelite në Gaza”.
Pasi shënoi golin e barazimit kundër klubit Trabzonspor, futbollisti shfaqi një fashë të lidhur në kyçin e dorës ku shkruhej se janë bërë 100 ditë që kur pengjet u rrëmbyen më 7 tetor, raportojnë mediat e huaja.
Ky gjest u vlerësua si provokues në Turqi, vend ku ka një kundërshtim të madh të hapur ndaj veprimeve ushtarake të Izraelit në Gaza dhe ku gjithashtu ka një mbështetje të madhe për palestinezët.
Ai është pezulluar nga ekipi dhe Ministri njoftoi se po bisedohet me avokatët e klubit për të shkëputur kontratën me futbollistin izraelit. Arrestimi i Jehezkelit ka nxitur zemërim në Izrael.
"Turp për Qeverinë turke", shkroi në X (ish-Twitter), ish-kryeministri izraelit, Naftali Bennet.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.6%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8.4%
Vota total: 2485
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Dy gola dhe dy asiste, Rey Manaj shkëlqen në Turqi! Sivasspor fiton pas tetë ndeshjeve
25 Janar, 15:30
-
PAMJE TË RËNDA! Video tronditëse nga tragjedia në Turqi, momenti kur prindërit hedhin nga dritaret fëmijët për t’u shpëtuar flakëve
24 Janar, 18:33
-
Osimhen në telashe serioze, gazetari e akuzon: Më rrahu dhe kërcënoi se i bëra foto në klub nate
24 Janar, 16:03
-
Mourinho bën 'shopping' në Paris, Milan Skriniar përforcon Fenerbahcen
22 Janar, 21:52
-
Turqi/ Zjarri në resortin e skive, 79 të vdekur! Hoteli nuk kishte sistem alarmi, Flakët shpërthyen në kuzhinën e hotelit! Arrestohen 9 persona, përfshirë pronarin
22 Janar, 07:59
-
Turqi/ Zjarri përfshin resortin e skive, 66 të vdekur dhe 51 të plagosur! Dyshime se erdhi nga restoranti! Erdogan shpall 22 Janarin ditë zie kombëtare: Shkaktarët duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit (VIDEO)
21 Janar, 07:40
-
Ernest Muçi me trajner të ri, legjenda e Manchester United firmos në Stamboll
17 Janar, 14:29
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
17 Janar, 07:47
-
Në kërkim për trafik droge, pranga turkut në Muriqan! I dënuar me 13 vjet burg (EMRI)
16 Janar, 12:02
-
Zyrtare/ Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi shokë skuadre, firmosin në një ekip
15 Janar, 14:20
-
Turqia dhe Izraeli përballë tensioneve të reja në Siri
10 Janar, 19:14
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
Arestimi apo denimi i tij eshte kunder te drejtave themelore te njeriut.Ne demokraci kushdo duhet te shpreh mendimin e tij kur ka shkeljeTe jetes te njerezve.Veprimi i organeve Turke apo i klubeve Gjermane (kur disa footbolliste dolen kunder veprimit te ushtrise te Izraelit mbi popullsin civile)jane element qe tregojne se nuk funksionon demokracia.
Përgjigju