Shpresat e Bushit tregojnë amatorizëm, barazojnë në fund me Andorra u-21

Shpresat e Bushit tregojnë amatorizëm, barazojnë në fund me Andorra u-21

Kombëtarja u-21 e Shqipërisë në ndeshjen ndaj Andorrës

Dje Kombëtarja Shqiptare e Futbollit fitoi në Andorrë me rezultatin e pastër 0-3 duke arketuar 3 pikët e para të eleminatore. Sot e kishin radhën Shpresat e drejtuara nga Alban Bushi për të luajtur në Andorra dhe një rezultat po i njëjtë pritej të prodhohej nga ndeshja mes 21 vjeçarëve kuqezinj dhe atyre të Andorrës por rezultati doli të ishte tepër surprizues, një barazim 2-2 me vuajtje nga tanët.

Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 1-0 në favor të vendasve ndërkohë me fillimin e pjesës së dytë do të ishin kuqezinjtë. me Omar Imerin e Shkëndijës së Tetovës që do të barazonin përkohësisht rezultatin përpara se vendasit të shënonin të dytin, me të njëjtin autor, Jordi Alaez. Por pas shumë vuajtjesh kuqezinjtë do të merrnin një pikë nga kjo përballje falë golit të Din Sulës në minutën e 86-të.

Ky rezultat konsiderohet negativ për kuqezinjtë duke menduar se tek u-21 luajnë talente me perspektivë si Agim Zeka, Giacomo Vrioni, Emir Sahiti apo Mario Dajsinani ndërkohë kuqezinjtë luajnë në të njëjtin grup me shpresat e Kosovës,Turqisë, Anglisë, Austrisë dhe Andorrës. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja