Trajneri i Kombëtares Shpresa të Shqipërisë, Skënder Gega, ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e radhës miqësore: ndaj Kazakistanit më 12 qershor dhe ndaj Suedisë më 16 qershor. Trajneri Skënder Gega ka thirrur 20 futbollistë.

Gega ka thirrur për herë të parë lojtarët Alen Sherri, Erdis Gurishta, Ardit Krymi, Dejvi Bregu dhe Albion Avdiaj. Federata Shqiptare e Futbollit sqaron se 7 lojtarë nuk janë grumbulluar për disa arsye.

Amir Rrahmani do të luajë me ekipin e parë, Aldo Teqja, Qazim Laçi, Endri Çekiçi, Valon Ahmedaj dhe Rey Manaj kanë qenë të dëmtuar. Ndërsa Elvir Maloku nuk është lejuar nga ekipi i tij në Kroaci Hajduk Split.


d.b/shqiptarja.com