Shpresë për Shqipërinë, Macron: Samiti i Zagrebit me fokus te zgjerimi, po përgatitet metodologjia

Shpresë për Shqipërinë, Macron: Samiti i Zagrebit me fokus te zgjerimi, po përgatitet metodologjia

Takimi Plenkovic-Macron ne Paris

Fokusi i Presidencës kroate të BE-së do të jetë zgjerimi i unionit me vendet e Ballkanit. Presidenti i Francës, një nga kundërshtarët e zgjerimit gjatë takimit me kryeministrin kroat Andrej Plenkovic u shpreh se në ditët në vijim komisioni Europian do të japë rekomandimet mbi metodologjinë e re, ku do të bashkëngjiten edhe propozimet e vendeve të tjera anëtare përsa i përket procesit të zgjerimit. Qëllimi i metodologjisë së re sipas kreut të Francës do të jetë shmangia e burokracisë dhe përfitimet konkrete për vendet kandidate.

Unë do të doja të nënvizoja dëshirën e Francës që samiti në Zagreb të ishte një sukses. Unë i ndaj përpjekjet tuaja që samiti në Zagreb në maj të arrijë unitet. Ne presim që të kemi përfundime konkrete për metodologjinë e re të zgjerimit të cilën e kemi propozuar me qëllimin që të mos vazhdojë më të jetë burokratike por të sjellë përfitime konkrete për qytetarët e vendeve kandidate. Në ditët në vijim edhe komisioni do të japë rekomandimet mbi metodologjinë e re, ku do të bashkëngjiten edhe propozimet e vendeve të tjera anëtare” tha presidenti francez.

Plenkovic tha se Kroacia  është në pritje të raportit nga Komisioni Evropian për modifikimet në metodologjinë e negociatave për vendet kandidate. “Ne duam që vendet e Ballkanit të reflektojnë stabilitet dhe qëndrueshmëri, të ketë progres me reformat dhe kësisoj politika e zgjerimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut do të fokusohet mbi hapat konkretë të përfitimit. Sigurisht në samitin e Zagrebit do të kemi më shumë detaje mbi këtë cështje. Ndërkohë me presidentin Macron u dakordësuam që të angazhohemi më specifikisht me qytetarët për t'iu shpjeguar avantazhet dhe përfitimet e projektit europian” tha kryeministri kroat.

Në Tetor liderët e BE-së vendosën që të mos hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë pas vetos së Francës, pasi Macron kërkon më parë një reformim të BE-së, më pas zgjerimin me vendet e tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Www: 08/01/2020 02:12

    Le te jemi realist vendeve aktualisht kandidate do ti duhen minimumi 30 vjet ne rastin me pozitiv per te arritur standartet e jeteses te vendeve te europes dhe ne rastin me pesimist 200 vjet

    Përgjigju
  • Lulu: 07/01/2020 18:47

    Berisha leshi

    Përgjigju
  • Vicidoli: 07/01/2020 18:03

    Vec Birisha hap gociatat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët