'Shpresojmë që Natën e Kadrit të hapen dyert e vendeve të shenjta për besimtarët!' Ahmed Kalaja: Xhamitë humbën funksionin e faljes, por janë kthyer në vatra bamirësie

'Shpresojmë që Natën e Kadrit të hapen dyert e vendeve të shenjta për besimtarët!' Ahmed Kalaja: Xhamitë humbën funksionin e faljes, por janë kthyer në vatra bamirësie

Një muaj i Shenjtë i Ramazanit ndryshe ka qenë ai i këtij viti. Besimtarëve u është dashur që të ‘heqin dorë’ nga lutjet në xhami dhe nga darat e përbashkëta, por ndoshta kjo situatë I ka nxitur ata që të afrohen më tepër me njerëzit në nevojë.

Në një lidhje skype me emisionin “Rreze Dielli”, Dr Imam Ahmed Kalaja është shprehur se tashmë xhamia e ka humbur fuksionin e faljeve dhe lutjeve, por është kthyer në vatër bamirësie, pasi nga aty grumbullohen pako me ushqime që shpërndahen në të gjithë vendin.

Ai shpreson që së paku prej Natës së Kadrit situata të ndryshojë dhe xhamitë të hapen, që besimtarët të jenë më pranë vendeve fetare.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:06
Ana tjetër e një imami, Ahmed Kalaja tregon pasionin për futbollin: Ja cila është skuadra e zemrës! Flet edhe për futbollistët agjërues

Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” Ahmed Kalaja, imami i njohur shqiptar ka folur edhe për pasionin e tij për futbollin.

Ai thotë se skuadra e zemrës është Tirana, ndërkohë që rrëfen lidhjen e ngushtë me futbollistët, disa prej të cilëve janë edhe agjërues.

Unë pëlqej sportin dhe soportistët. Ngjyra blu tregon që skuadra e zemrës është Tirona. Kemi kontakt edhe me djemtë e kombëtares. Ato janë agjërueshëm të gjithë, Mërgimi, Armando Sadiku, Valdedi, Andi Lila, edhe te skuadra e Tiranës, edhe te Partizani janë agjërues. Ata dnjehen mirë me agjërimin.” shprehet imam Kalaja në “Rreze Dielli”.

Ora 10:57
Iu prish shtëpia nga tërmeti, Ahmed Kalaja sjell historinë e nënë Vjollcës nga Kashari: Rast që më ka përlotur

Histori emocionuese në 17 vite që është pranë familjeve në nevojë ka patur mjaft, por në një lidhje skype në emisionin  “Rreze Dielli”, Dr Imam Ahmed Kalaja thotë se një nga historitë që e ka emocionuar më shumë ka qenë ajo e nënën Vjollcës nga Kashari.

Nënë Vjollca sipas tij, është imazhi i një gruaje të fortë, së cilës e vetme i duhet të rrisë fëmijët. Ndonëse fati e braktisi, njerëzit nuk e harruan atë, duke i qëndruar pranë edhe në kohërat më të vështira.

“Rasti që po merremi tani është në Kashar të Tiranës. Është një nënë me 4 jetimë, 3 vajza dhe një djalë me aftësi të kufizuara. I ishte prishur shtëpia nga tërmeti, e bëmë një thirrje. Ne kemi marrë përsipër 16 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti, 8 po përfundojnë. E para që ka përfunduar është e këtyre jetimeve. Situata ishte shumë prekëse. Një nënë me tre vajza, dhe djalin e sëmurë. Edhe vetë ishte e sëmurë. Thirrjen e kam bërë në grupet e Whats App. Për 2 orë u mor përsipër rasti i nënë Vjollcës."

Ora 10:54
Dr Imam Ahmed Kalaja: Ja si nisi rruga ime drejt besimit dhe bamirësisë

Një rrëfim ndryshe ka qenë ai i Dr Imam Ahmed Kalasë ditën e sotme në një lidhje skype në emisionin "Rreze Dielli". Shumë ndryshe nga sa jemi mësuar ta dëgjojmë, sot i ka dedikuar disa minuta vetes, duke rrëfyer sesi nisi rrugën drejt bamirësisë.

Ka qenë viti 2003 kur ka nisur për herë të parë drejt misionit të bamirësisë. Djegia e një banese diku jashtë Tirane, ka qenë indicia e parë për Dr. Imam Ahmed Kalanë, i cili prej tashmë 17 vitesh është pjesë e misionit për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” ai rrëfeu sesi nisi misionin për të qenë pranë njerëzve me të cilët fati u tregua I padrejtë.

“Më ke kthyer në vitet 2002-2003 kur për herë të parë nisëm të merremi me aktivitete të tilla. Ishte një shtëpi që u dogj jashtë Tiranës dhe kemi bërë thirrje për herë të parë dhe ne e rregulluam. Që prej atij momenti I vendosëm vetes detyrë që të merremi me raste të tilla. U munduam që një herë në muaj të ndihmonim për familjet, aty ku kishte raste ekstreme.  Ka qenë rasti I një shtëpie të djegur diku jashtë Tirane me të cilën nisëm. Më pas ka patur dhe raste të tjera, operacione, ndërhyrje kirurgjikale, njerëz në nevojë, tashmë prej 17 vitesh.” shprehet Imam Kalaja. 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë