POGRADEC - Dhjetëra banorë të komunës Udenisht në Pogradec kanë protestuar përsëri ditën e sotme duke bllokuar aksin rrugor Pogradec-Lin.

Banorët janë përplasur me policinë pasi kundërshtojnë cmimin e shpronësimit të banesave të tyre të vendosur nga ana e qeverisë. Sipas pronarëve të cilët preken nga projekti i rrugës Pogradec-Lin, vlera e shpronësimit e vendosur nga qeveria është mjaft qesharake, ndërsa thonë se nuk do të lejojnë prishjen e subjekteve të tyre duke e mbrojtur me jetë.

Televizioni A1 Report sjell pamje të protestës së banorëve të Udenishtit.

Ata, teksa kanë apeluar të anulohet çmimi i shpronësimit, të irrituar kanë shtuar se askush nuk mund të tallet me djersën e tyre që kanë mundur ta ndërtojnë prej vitesh. Ndërkaq bëhet fjalë për 18 subjekte të cilat do të shpronësohen me një vlerë totale rreth 500 milion leke të reja.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)