Shpullë volejbollisteve, trajneri për Report Tv: I kemi vajzat si çuna, lojtarja ma kërkoi vetë që të ‘shkundet’ për finale! FSHV nxitoi

Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, trajneri Romeo Xega ka sqaruar episodin ku shfaqet duke goditur me shpullë volejbollistet e Skënderbeut. Në emisionin “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Xega tha se ajo nuk ishte dhunë, por një gjest sportiv që një ndeshje e rëndësishme e pranon. Madje ai ka treguar se ka qenë vetë sportistja që e ka kërkuar një gjë të tillë, për “ta shkunduar” përpara ndeshjes.

“2 nga lojtarët e mia kanë kërkuar profesor nuk po reagojmë dot, jemi jo mirë psikologjikisht, jemi në finale. Përmbledhja në atë 2 sekondë, tregon një veprim jo të hijshëm në sport, lojtarja më kërkoi një shpullë profesor që të shkundem dhe pa asnjë veprim të keq, për të krijuar këtë incident, mori përmasa që nuk di si ta shprehë. Realisht për syrin e një njeriu normal është e ekzagjeruar, por ajo hyn në normalitetin e një finaleje. Është si një lloj , i krahasojmë vajzat si çunat, kemi një raport shumë të afëry, si fëmijët, deri më sot mund të quhet rasti i parë që ndodh kjo gjë. Nuk jemi as të parët dhe as të fundi”, tha trajneri.

Ndalur te vendimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit ku i hoqën licencën, Xega tha se ishte i nxituar, duke sqaruar se do e apelojnë vendimin. Ai theksoi se përpara se FSHV të merrte vendimin do duhet të bënte një mbledhje mes personat e përfshirë, qoftë sportistin, trajnerin si edhe prindërit.

“Sa i përket vendimit, është i nxituar për shumë arsye. Nuk mund të marrësh një vendim pa mbledhur një bord drejtues, protokolli zyrtar i ndeshjesh, çdo arbitër raportin dhe shënohet, ndeshja ka përfunduar me rregulla. Kur mblidhet një komision, merret një vendim, thirret sportisti, prindërit dhe drejtuesi i ekipit. Do e apelojmë, kemi argumentuar këto pika”, tha ai.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ E turpshme në volejboll, trajneri i Skënderbeut godet me shpullë sportistet 18-vjeçare! FSHV: I hiqet licenca dhe përjashtohet përjetë


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja