Policia e Tepelenës në bashkëpunim me Drejtorinë Vendorë të Policisë Gjirokastër kanë vënë në pranga një 24-vjeçar me iniciale  D.M, banues në fashtin Kamçisht Memaliaj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën mbi 90 dozë me lëndë narkotike.

Policia njofton se materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme.