TIRANË- Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e shtetit pasi është kapur me kanabis  që do ta shpërndante në lagjet e kryeqytetit. I arrestuari A.V është kapur me 257 gr kanabis në rrugën 'Sulejman Delvina'., ku disa qytetarë kanë denoncuar se ai shpërndante drogë.

I arrestuari do të përballet në Gjykatë me akuzën për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".