Një makinë ka shpërthyer në flakë në aksin rrugor Rrogozhinë-Çerme, ku kanë mbetur të plagosur rëndë dy nga katër persona që ndodheshin brenda.
Ngjarja ndodhi në fshatin Zhamë të Lushnjës, përgjatë aksit nacional Lushnjë-Rrogozhinë. Bëhet fjalë për Fabjan Xhanin 17 vjeç, Xhanluka Xhani 19 vjeç, Ardit sula 21 vjeç, Erjet Kaja 18 vjec
Drejtuesi i mjetit është lajmëruar nga të tjerë shoferë të rrugës se në pjesën e pasme po dilte tym, e me pas shpërthyen flakët.
Në mjet ndodheshin 4 persona, dy prej tyre janë hedhur nga makina ne ecje dy të tjerë dolën pasi drejtuesi i mjetit e futi makinën ne xhepin e rrugës. Te 4 personat banues në Durrës janë ne spitalin e Lushnjës dhe po marrin mjekim.