HIMARË- Një skaf është përfshirë nga flakët në plazhin e Borshit mesditën e sotme. Zjarri ka qenë shumë i fortë dhe skafi është shkrumbuar plotësisht, larg 200 m larg bregut të detit. Flakët janë përhapur me shpejtësi pasi skafi ka qenë me material plastik. Ky skaf ishte në pronësi të M.V ndërsa fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.
Policia bën me dije se shkak për këtë zjarr është bërë një shkëndijë elektrike në mjetin lundrues. Kujtojmë se ky zjarr vjen pak javë pasi një anije turistike në Karaburun u përfshi nga zjarri duke u djegur plotësisht. Edhe në këtë rast marinarët arritën të shpëtojnë duke u hedhur në ujë dhe më pas duke u shpëtuar nga policia.