Gabim njerëzor! Bombola kishte rrjedhje gazi, shpërthimi në argjendari nga një shkëndijë elektrike

TIRANE-Shpërthimi i argjendarisë në ish bllok ditën e hënë ka ardhur si pasojë e një pakujdesie njerëzore. Në këtë përfundim paraprak ka arritur deri më tani grupi hetimor sipas të cilit dyshohet se shpërthimi në flakë ka ndodhur nga rrjedhja e gazit teknik nga një bombol që përdorej për përpunimin e floririt dhe metalit, në ambientin e bodrumit të argjendarisë.  Sipas të dhënave paraprake dyshohet se ngjarja mund të ketë ardhur nga rrjedhja e gazit teknik e provokuar nga një shkëndijë elektrike. Një version i tillë konfirmohet edhe nga Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial në raportin për ngjarjen e djeshme që shkaktoi panik dhe frikë në Bllok.

"Rrjedhja nga instalimi i bombolës 15 Kg me pajisjen e saldimit (apo të shkrirjes) nëpërmjet tubit të gomës dhe krijimit të përzierjes eksploduese në kufijtë kritik. Sipas rregullit teknik përqindja në vëllim e fazës së gaztë të GLN-es me ajrin në të cilën krijohet përzierja eksploduese është 2 – 10 % si dhe duke patur parasysh që pesha specifike e GLN-es është më e rëndë se e ajrit, çka do të thotë se GLN-ja qëndron në kuotën më të ulët të ambientit në të cilin është instaluar bombola, krijimi i këtij ambienti eksplodues dhe nxitja nga një faktor i jashtëm si shkëndijë elektrike, çelësi elektrik apo kyçje – ç’kyçje e paisjeve elektrike, ose ndezja e një shkrepseje (flake të lirë) nga përdoruesi, sjell eksplozionin.

Keqmontimi i bombolës së GLN-es me pajisjen e saldimit (apo të shkrirjes), shtrëngimi i rekorderive dhe i fashetave metalike për bashkimin e tubit të gomës me reduktorin e presionit. Gjendja jo e mirë teknike e tubit të gomës, si plasaritje, si rrjedhojë e afatit të gjatë të përdorimit, të cilat nuk dallohen sepse tubi i gomës është djegur. Gjendja teknike e pajisjes së saldimit (apo të shkrirjes). Nga veprimi i gabuar i përdoruesit që mund të jetë:

– lënia hapur e linjës së gazit, ventilit të pajisjes së saldimit (apo të shkrirjes)
– përdorimi i mjeteve ndezëse shkrepëse apo cigare.
Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për momentin dhe nga kqyrja e dy bombolave papaprakisht rezulton se ngjarja ka ardhur si rezultat i një pakujdesie ose gabimi njerëzor
" thuhet në raportin e ISHTI-në.

Bombolat që ndodheshin në bodrum ishin mbushur me gaz teknik dhe propan që merret me përpunimin e floririt.  Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur se çfarë ka ndodhur në të vërtetë  në argjendarinë e Sokol Pirra mesditën e së hënës ku plagos rëndë pronari dhe bashkëshortja e tij Alma Pirra, punonjësja e tyre një 18 vjeçare dhe dy djem kalimtarë të rastësishëm. Burime për Report tv bëjnë me dije se inspektori i ISHT nuk ka kryer kontroll pasi në këtë rast ngjarja mund të ishte parandaluar.

Ora 13:59
Shpërthen bombola në një dyqanin e tullumbacave në zonën e ish-bllokut (FOTO)
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Xll: 16/07/2019 16:09

      Montojne tubin ne bombol dhe nuk e provojne me shkume per rrjedhje

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



    ×

    Lajmi i fundit

    'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

    'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur