Shpërthimi i vullkanit në Indonezi, shkon në 13 numri i viktimave, 57 të plagosur (VIDEO)

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi, shkon në 13 numri i viktimave, 57 të plagosur (VIDEO)

Pamje pas shpërthimit të vullkanit

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën deri më tani dhe 57 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi shpërthimit të vullkanit në ishullin Java të Indonezisë një ditë më parë. Kështu njoftoi agjencia kombëtare e menaxhimit të fatkeqësive, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet.

Dëmet nga shpërthimi i vullkanit kanë qenë të mëdha ku pamjet tregojnë se fshatra të tëra janë mbuluar nga hirin vullkanik deri në çati. Ndërkohë që tymi i endur që del nga krateri i vullkanit është veshur si një re gjigande mbi vendin.

Deri më tani janë evakuuar nga vendi rreth 907 persona pasi shtëpitë janë bërë të pabanueshme.

Shpërthimi filloi rreth orës 14:30 me orën lokale (07:30 GMT). Semeru është një prej mbi 120 vullkaneve aktive në Indonezi, që gjendet në Azinë Juglindore dhe ndërmjet Oqeanit Indian e atij Paqësor.

Semeru shpërtheu edhe në muajin janar, por nuk u raportua për viktima.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja