Probleme shëndetësore, Manastirliu: 52 mijë thirrje në Urgjencën Kombëtare, ekipet kanë kryer 11 mijë misione në banesa e zona turistike

Probleme shëndetësore, Manastirliu: 52 mijë thirrje në Urgjencën Kombëtare, ekipet kanë kryer 11 mijë misione në banesa e zona turistike

Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën me dije se vetëm gjatë muajit të fundit në Urgjencën Kombëtare kanë mbërritur 52 mijë telefonata. Këto thirrje lidhen padyshim me problemet shëndetësore të qytetarëve. Përmes një postimi në 'Facebook', Manastriliu bën me dije se ekipet shëndetësore kanë kryer 11 mijë misone në banesë dhe në zonat turistike, duke ofruar ndihmën e parë të specializuar për qytetarët në nevojë.

Kujtojmë që mjekja Entela Labaj për Report Tv është shprehur se kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të rasteve të personave që ftohen nga kondicioneri.

"Më shumë se 52 mijë qytetarë i janë drejtuar Urgjencës Kombëtare në numrin unik 127 gjatë muajit të fundit, ku kanë marrë këshillime dhe shërbim në kohë dhe me cilësi.

Ekipet tona kanë kryer 11 mijë misione në banesë dhe në zonat turistike, duke ofruar ndihmën e parë të specializuar për qytetarët në nevojë.

Telefononi 127 për çdo urgjencë mjekësore", shkruan Manastriliu.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë