I nxehti i korrikut, mjekja: Evitoni daljet nga ora 11:00-17:00, janë shtuar rastet me ftohje nga përdorimi i kondicionerit

Temperatuarat e larta të verës, por veçanërisht çregullimi i temperaturës së brendshme të trupit nga përdorimi i kondicionerëve gjatë kësaj periudhe ka shtuar rastet e qytetarëve që paraqiten në spitale për ftohje.

Në disa raste ngaqë është një i nxehtë shumë i madh përjashta njërëzit janë të prirur që të mbajnë një temperaturë 18-20 gradë në ambientet e punës, shtëpisë dhe kjo është gjëja më e dëmshme sepse duke qenë një temperaturë shumë e ftohtë në ambientin ku ata e bëjnë këtë temperaturë dhe duke dal përjashta ndodh një çrregullim, prishet balanca midis temperaturës së brendshme të trupit dhe temperturës së jashtme. Prandaj këshillohet një temperaturë 25-27 gradë pothuajse në të gjitha ambientet”-tha mjekja e familjes.

Mjekja e familjes Entela Labaj në qendën shëndetësore nr.4 në Tiranë bën apel që të tregohet kujdes me oraret e lëvizjes veçanërisht të moshuarit, fëmijët dhe gratë shtatzëna, duke mos përjashtuar as të sëmurët kronik.

Moshat më të prekura që mund të jenë në këtë periudhë janë të moshuarit, të vegjlit dhe gratë shtatzëna por nuk përjashtojmë sidomos kronikët invalidët, ku hyjnë të sëmurët me sëmundje të zemrës, ata me sëmudje të mushkrive, të veshkave, të sëmurët mendor. Të gjithë ata që janë me astëm bronkiale, me SPOK, pothujase të gjithë nuk përjashtohen dhe moshat e reja”-u shpreh mjekja Entela Labaj.

Mjekja këshillon konsumimin e sa më shumë lëngjeve dhe frutave në këtë periudhë të nxehtë të verës.

Marja e lëngjeve, uji duhet të jetë i padiskutueshëm në këtë periudhë. Kur dalin jashtë gjithmonë të jenë me kapele si moshat e reja dhe moshat e vjetra dhe kronikët dhe përvec kësaj të moshuarit të përdorin dhe cadrën. Veshjet duhet të jenë gjithmonë të lehta, duhet të jenë prej pambuku, duhet të kenë një ngjyrë të hapur sepse dihet që ngjyrat e errta thithin rreze. Perimet, zarzavatet, frutat duhet të jenë të pranishme në cdo vakt ushiqmor. Këto janë në përgjithësi masat që duhet të marri gjithsecili dhe mosdalja në orarin, që kjo është më kryesorja, midis orës 11:00-17:00”-këshilloi mjekja.

Raste me COVID thuajse nuk ka më tregon mjekja Labaj, por për të bërë një dallim me virozave dhe koronavirusit bluzat bardha përdorin testin e shpejtë. 

 

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë