Shqetësimi i Bashës me Hahn dhe
ai i Metës me EURALIUS
Është mësuar fokusi i bisedës në takimin e zhvilluar ndërmjet kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn.
Është mësuar fokusi i bisedës në takimin e zhvilluar ndërmjet kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Komisionerit për Zgjerimin,
Johannes Hahn.
Partia Demokratike në njoftimin e saj ka bërë të dituer se “në bashkëbisedimin e gjatë mes tyre nje vend të rëndësishëm zuri situata aktuale politike pas publikimit të provave për përfshirjen në trafik ndërkombëtar narkotikësh të bashkëpunëtorëve të afërt të Kryeministrit Rama, përfshirë ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri”.
Basha i parashtroi Hahnit edhe shqetësimin e tij lidhur me evoluimin e krimit të organizuar që, sipas Bashës “për shkak të përkrahjes nga qeveria Rama, po pastron paratë e pista dhe inkriminon segmente të tëra të ekonomisë, përfshirë ndërtimin dhe sektorin bankar”.
PD njofton se Basha dhe Hahn ndanë të njëjtin mendim se integrimi europian i Shqipërisë duhet të jetë i bazuar në meritë dhe se vendi ka nevojë për prova të forta të zbatimit të paanshëm të reformës në drejtësi, si dhe për rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që në Shqipëri të mos ketë më “të paprekshëm”.
Pak më herët, në takimin që Hahn pati me Presidentin e Republikës Ilir Meta, ky i fundit, ndër të tjera kërkoi vëmendjen e posaçme të ekspertëve të EURALIUS që asistojnë në procesin e reformës në drejtësi, për atë që Meta e quajti “interpretimin e saktë të legjislacionit në interes të krijimit sa më të shpejtë e të besueshëm të institucioneve të reja të drejtësisë”.
Ky shqetësim i Metës që ndërkombëtarët të bëjnë një interpretim të saktë të legjislacionit dhe për krijimin e institucioneve të besueshme, tingëllon indirekt si një skepticizëm dhe duket si një qëndrim vetëm paksa më i moderuar ndaj ndërkokmbëtarëve se ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila pasi kritikoi dje ambasadorin Amerikan Donald Lu, nëpërmjet Petrit Vasilit, që aludoi për njëanshmërinë e tij në çështjen Tahiri, sot e shtoi dozën kur Luan Rama me tone më të forta e quajti ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri “një ushtar” (që i bindet vullnetit të mazhorancës), që sipas tij u largua pa dëgjuar mendimin e kësaj partie në komisionin për reformën zgjedhore .
s.k/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.8%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3578
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15