Shqipëri, 900 raste të
reja në vit me kancer gjiri

Shqipëri, 900 raste të <br />reja në vit me kancer gjiri
Rrezatimet e ndryshme, kequshqyerja, ndotja e mjedisit dhe stresi, shtojnë frikshëm tumoret e gjirit.  Kjo sëmundje po rritet nga viti në vit, ndërsa 75 për qind e femrave i drejtohen mjekut në stadin e fundit, kur edhe vdekja është e pashmangshme. Këtë vit, në klinikat publike ka pasur rreth 500 raste të reja me kancer të gjirit, nga 400 të tilla sa ç'ka pasur vitin që shkoi.

Ndërsa duke u shtuar këtu edhe statistikat nga klinikat private, numri i grave me tumore të tilla shkon në 900 raste të reja vetëm për këtë vit. "Ndonëse femrat shqiptare janë duke u informuar rreth mundësive që ofron sistemi shëndetësor për diagnostikimin e hershëm, sidomos me mamografinë, shumica dërmuese e kancereve të gjirit në Shqipëri diagnostikohen ende në stadet e avancuara. Ende në 75 përqind e kancereve të gjirit, diagnostikohen në stadin e fundit", - thotë Vangjel Tavo, Ministër i Shëndetësisë.

"Nuk është krejtësisht e qartë pse ndodh kanceri i gjirit për një sërë arsyesh të lidhura me shëndetin riprodhues, ushqyerjen, obezitetin, të lidhur me rrezatimet. Pak mund të bëjmë për momentin me ndryshimin e stilit të jetesës dhe kontrollin e tij. E rëndësishme është të fuqizojmë kapjen e hershme", - shpjegon Alban Ylli, ekspert në ISHP.

Prej kohësh specialistët e onkologjikut kanë ngritur zërin që në rrethe është e pamundur të diagnostikohen tumoret, pasi përdoruesit e aparaturave diagnostikuese nuk janë të trajnuar. Kjo është dhe një arsye më shumë që bën që rastet të mos diagnostikohen në kohë.
(s.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt