Fitore e vuajtur por që shijon më shumë. Pas përmbysjes së madhe dhe fitores kundër Armenisë të gjithë në kampin kuqezi ishin të kënaqur.
Për Presidentin e FSHF-së Duka në këtë situatë të mos ëndërrosh kualifikimin do të ishte idiotësi.
“Të jesh në vend të parë dhe të mos ëndërrosh kur ka kaluar gjysma e ndeshjeve mendoj që është idiotësi kështu që patjetër që ne duhet të ëndërrojmë por kemi 4 ndeshje shumë të vështira”, u shpreh kreu i FSHF-së Armando Duka.

Menaxheri Alban Bushi sqaron se ndeshjen e fitoi De Biasi dhe kërkon edhe të paktën një trepikësh.
“Mund të them që De Biasi e fitoi ndeshjen në pjesën e dytë. Unë besoj që vendi i tretë do dhe një tre pikësh tjetër, për ta pasur 100 % vendin e tretë, do dhe një tre pikësh tjetër”, u shpreh Bushi.

Një prej heronjve të takimit Mërgim Mavraj ka një dedikim të veçantë:
“Një fitore me mish e me shpirt, sakrifikuam sot shumë. Babait tim patjetër edhe kombit tonë patjetër se ishte gëzim jo vetëm për mua personal po për të gjithë shqiptarët”, tha Mavraj.

Në fund vjen edhe analiza e kapitenit:
“Treguam durim dhe organizim, besoj që ishte e merituar kështu që sot e kaluam edhe një etapë tjetër, një shkallë tjetër, kur ishim me një gol poshtë, gjë që nuk na kishte ndodhur, por kemi dhe shumë rrugë për të bërë”, tha kapiteni Canaj.

Shqipëria pas fitores 2-1 me Armeninë mban vendin e tretë në grupin I me 7 pikë po aq sa Danimarka e vendit të dytë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com