Shqipëri-BE, marrëveshje për
shkëmbim informacioni mbi sigurinë

Shqipëri-BE, marrëveshje për<br />shkëmbim informacioni mbi sigurinë
Në takimin e sotëm të zhvilluar në kryeministri, ku ishte e pranishme edhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europain, Federica Mogherini, është nënshkruar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian mbi procedurat e sigurisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.   

Ministri Bushati dhe Përfaqësuesja e Lartë Mogherini nënshkruan këtë marrëveshje që krijon kushtet që ministritë dhe institucionet shtetërore të vendit tonë të lidhin marrëveshje në të cilat përfshihet shkëmbimi i informacionit të klasifikuar me Bashkimin Evropian të niveleve më të larta të klasifikimit të sigurisë.

Kjo marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit Shqipëri – BE në fushën e sigurisë. 

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes palëve u diskutua ecuria e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare që lidhen me plotësimin e prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe koordinimi i përpjekjeve të përbashkëta në menaxhimin e sfidave me të cilat përballet mjedisi i sigurisë në kontinent, ishin çështjet kryesore që u trajtuan në takim.

Mogherini u njoh me zhvillimet më të fundit në procesin e reformave shtet-konsoliduese që lidhen ngushtë me procesin e integrimit evropian të vendit. Pala shqiptare theksoi në mënyrë të veçantë gatishmërinë për të vijuar me vendosmëri përmbylljen e reformës në drejtësi, mbi bazën e Opinionit të Komisionit të Venecias, si një hallkë vendimtare në procesin e transformimit modernizues të vendit.

Ajo vlerësoi angazhimin e qeverisë shqiptare në procesin e reformave dhe evidentoi kontributin që kanë këto reforma për një proces efikas të integrimit evropian të vendit.

Gjithashtu, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian shprehu vlerësim të lartë për rolin aktiv dhe konstruktiv të Shqipërisë në rajon,  për linjëzimin e plotë të politikës sonë të jashtme me atë të BE-së, si dhe për kontributin e Shqipërisë në përballimin e sfidave të sigurisë.

Gjatë diskutimit mbi sfidat e sigurisë dhe krizën e refugjatëve me të cilat përballet sot BE dhe vende të Ballkanit Perëndimor, u evidentua nevoja që momente të tilla të çojnë në një thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit midis BE-së dhe rajonit tonë, në të mirë të konsolidimit të procesit demokratik në rajon dhe të sigurisë së kontinentit tonë. 

U theksua vendosmëria e Shqipërisë për të luajtur një rol aktiv në forcimin e bashkëpunimit midis vendeve të rajonit tonë duke nënvizuar nismën e Shqipërisë për organizimin në Tiranë të takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me pjesëmarrjen e Komisionerit Hahn, si një hap në thellimin e bashkëpunimit në kuadrin e Procesit të Berlinit.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'