Shqipëri-Bosnje, policia publikon 
planin e masave, rrugët që bllokohen

Shqipëri-Bosnje, policia publikon <br />planin e masave, rrugët që bllokohen
Drejtoria e Policisë së Elbasanit ka publikuar këtë të hënë planin e masave për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Bosnje, që luhet nesër në orën 18, në “Elbasan Arena”. 

Ndër masat kryesore, sipas një njoftimi për shtyp, është kufizimi i trafikut dhe ndalimi i parkimit të automjeteve përreth dhe përballë stadiumit. 

Gjithashtu, tifozët njoftohen se hyrja në arenë do të nisë dy orë para fillimit të ndeshjes dhe u bëhet thirrje të kenë me vete biletat, kartën e identitetit dhe të mos jenë të pajisur me mjete të forta. 

Në këtë operacion do të angazhohen 280 efektivë nga Drejtoria e Policisë Elbasan, nga komisaraitet në vartësi të saj dhe nga FNSH-ja. Në tërësi, masat janë si më poshtë: 

- Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit.

- Lëvizja e mjeteve do të lejohet në bulevardin “Qemal Stafa”, që fillon nga Posta, deri në dalje në Unazë.

- E hapur do të jetë rruga nga ish-Konservimi deri tek “5 Maj”, e cila do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

- Hyrja e sportdashësve në stadium do të fillojë në orën 16:00, me qëllim shmangien e radhëve të gjata.

- Të gjithë sportdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet duhet të jenë të pajisur me biletë, me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

a) sende të forta,
b) shishe (të  cfarëdolloji)
c) fishekzjarre
d) monedha  apo  metale  (të  cfarëdolloji)
e) çelësa  të  ndryshëm

Në të kundërt ata NUK do të lejohen të futen në stadium.

- Të gjitha lokalet që ndodhen përreth stadiumit, nga ora 15:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve