Shqipëri-Danimarkë 1-1, Duka-
Cana-Bushi:Jo rezultati i duhu

Shqipëri-Danimarkë 1-1, Duka-<br />Cana-Bushi:Jo rezultati i duhu
Presidenti i FSHF-se Armand Duka e sheh gotën gjysmë plot pas barazimit të Kombëtares me Danimarkën në shifrat 1-1.

“Ishim afër, ishim për 80 minuta me 3 pikë madje pak më shumë së 80, por nuk mjaftojnë, në futboll duhet atëherë kur mbyllet nga arbitri. Nuk arritëm ta mbajmë atë rezultat, mund ta kishim thelluar me rastet që patëm”.

Ndersa kapitenit Cana edhe pse i vjen keq që nuk u ruajt fitorja nuk dëshiron që pika e marrë ndaj një kundershtari të veshtire të hidhet poshtë:

“Jemi të zhgënjyer që nuk fituam edhe për tifozët por ne dhamë gjithçka .Kur luan me kundërshtarë të fortë gjithçka mund të ndodhë. Kemi treguar se nuk jemi inferior ndaj kundershtarëve.”-tha Cana.

Te martën ndaj Serbisë do luhet pa praninë e tifozëve kuqezi, por kjo nuk e pengon Duken që të kërkojë të paktën një pikë:

“Ne do shkojmë në serbi, në asnjë ndeshje nuk mund të shkojmë si inferior në duhet të shkojmë për rezultatin pozitiv dhe atje. Dhe uroj që minimalisht të mos kthehemi pa pikë. Dhe mbetet për t'u parë.”- tha Duka

Ndërkaq skuadrën për ndeshjen ne Beograd e karikon edhe kapiteni Cana.

“Do jemi gati me Serbinë e cila është një skuadër e forte dhe ne do të luajmë pa frikë. Kjo kombëtare ka shpirtin e sakrificës.”- shprehet ai.
I kënaqur plotësisht nga rezultati mbeti Menaxheri I Kombëtares Alban Bushi.

“Danimarka një kundërshtar të fortë që e kishim vlerësuar shumë dhe është sukses shumë i madh qe ekipi Kombëtar ka 4 pikë gjë që nuk e kishim menduar para këtyre dy ndeshjeve.”-tha ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Alban Bushi.

Pas ndeshjeve ndaj Portugalisë dhe Danimarkës kuqezinjtë kryesojnë grupin me 4 pikë dhe këtu protagonistet bien dakord që ky është maksimumi.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji