Shqipëri-Danimarkë, Futbollistët:
Na erdhi keq që nuk fituam

Shqipëri-Danimarkë, Futbollistët:<br />Na erdhi keq që nuk fituam
Lojtarët e kombëtares shqiptare ndjehen të zhgënjyer nga barazimi i marrë përballë Danimarkës. Për A1 report Cana, Abrashi, Hysaj e Kukeli shpçrehen gjithashtu se përballë Serbis do të luajnë pa frikë dhe shkojnë në një pozicion komod.
 
“Zhvilluam një ndeshje të mirë dhe nuk  lejuam hapësira Danimarkës. Jemi të zhgënjyer që nuk fituam edhe për tifozët, por ne dhamë gjithçka. Kur luan me kundërshtarë të fortë gjithçka mund të ndodhë. Kemi treguar se nuk jemi inferior ndaj kundërshtarëve. Kemi edhe disa pika të dobëta se ndryshe nuk do ishim Shqipëria. Ne nuk kemi në skuadër as Cristiano Ronaldon dhe as Panajot Panon. Do jemi gati me Serbinë e cila është një skuadër e forte dhe ne do të luajmë pa frikë. Kjo kombëtare ka shpirtin e sakrificës.”- shprehet Cana

“Kishim mundësi për të fituar 2 apo 3 me zero. I kënaqur me lojën që bëmë, luajtëm kompakt dhe me zemër do ecim përpara. Në Beograd është një ndeshje me zemër për ta luajtur për të gjithë kombin. Serbia ka një ekip cilësor. Çdo ndeshje jam duke u ndjere edhe me mire dhe po të vazhdojmë kështu do kemi më shumë rritje. Tifozet gjithmonë janë aktivë dhe është gjithmonë bukur që janë afër Kombëtares.” -tha futbollisti i kombëtares Elseid Hysaj.

“Mbasi hëngrëm golin pa lidhje, një pike është mirë. Kemi një ekip te mirë dhe kompakt, kundërshtari sot nuk ka pasur shanse, shkojmë mjaft mirë në Serbi. Serbia ka lojtare të fortë dhe ne nuk kemi se çfarë të humbasim. Shkojmë në Beograd në një pozicion komod.” –tha Amir Abrashi.

“Kemi mundur të merrnim fitore por barazimi është rezultat korrekt. Mund të shënonim edhe golin e dyte ,I dhamë mundësi Danimarkës që e shfrytëzoi. Grupi është i fortë dhe favorite është Portugalia me Danimarkën kështu që 4 pikë janë mirë. Ndaj Serbisë një ndeshje special ,mund të luajmë mire dhe të marrim tre pikë.” – u shpreh Burim Kukeli.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji