Shqipëri-Itali, vjen ekspozita
e qyteteve të lashta shqiptare

Shqipëri-Itali, vjen ekspozita<br />e qyteteve të lashta shqiptare
Edhe katër ditë na ndajnë nga konferenca 100-vjet germime italo-shqiptare.

Më datë 12 të këtij muaji, ora 18.00, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, nis konferenca dhe përurimi i ekspozitës “Qytete të Lashta dhe peizazhe të Shqipërisë”.

Kjo ekspozitë paraqet rezultatet kryesore të bashkëpunimit italo-shqiptar në fushën e gërmimeve arkeologjike, me një histori shekullore.

Ky event vjen nën organizimin e Institutit Italian të Kulturës dhe Ambasadës Italiane në Tiranë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Muzeun Historik Kombëtar, Institutin e Arkeologjisë dhe Universitetet e Barit, Bolonjës, Chieti-t, Ferrara-s, Foggia-s dhe Macerata.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga datat 12 Prill-20 Maj 2016 në Sallën e Ekspozitave, në Muzeun Historik Kombëtar.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri