Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit do të marrin një frymë të re falë bashkëpunimit mes dy vendeve në luftën kundër antisemitizimit. “Bashkёpunimi mё i ngushtё me komunitetin hebre mund tё ndihmojё mё shumё nё forcimin e lidhjeve ndёrmjet dy vendeve dhe veçanёrisht, nё edukimin pёr Holokaustin, luftёn kundёr antisemitizmit dhe ideologjive tё tjera ku bazohen diktaturat”, tha Presidenti Nishani në takimin e zhvilluar në New York me njё pёrfaqёsi nga Kongresi Botёror Hebre.
Presidenti i ka cilësuar marrëdhëniet të shkëlqyera dhe shprehu bindjen se mes dy vendeve mund të rritet bashkëpunimi në fushën ekonomike, politike dhe kulturore. Ai u ndal edhe në rreziqet e sigurisë dhe fondametalizmit, ku një prej kërcënimeve më serioze u konsiderua kërcënimi nga grupi terrorist ISIS. Nishani theksoi rreshtimin e Shqipërisë në krah të vendeve kundër kësaj “të keqeje globale”. Ndërkohë që pёrfaqёsuesit e komunitetit hebreo-amerikan shprehёn vlerёsimin e lartё pёr atё çfarё shqiptarёt bёnё pёr shpëtimin e hebrejve gjatё periudhёs sё Holokaustit.
OKB
Pjesëmarrës në punimet e Sesionit të 69-të në Asamblesë e Përgjithshme të OKB-së ka zhvilluar një sërë takimesh dypalëshe. Ministri Ditmir Bushati është takuar dje me homologun e tij të Zelandës së Re me të cilin ndau vullnetin e angazhimit për të çuar më tej dialogun politik dhe rritjen e bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, energjisë së rinovueshme, bujqësisë, industrisë minerare, turizmit dhe arsimit.
Takim i rëndësishëm ishte edhe ai me homologun e Mongolisë, ku kërkesë kryesore e shtruar gjatë diskutimeve ishte ajo për njohjen e shtetit të Kosovës.
Shkrimi u publikua sot(25.09.2014) në gazetën Shqiptarja.com(print)
/Shqiptarja.com