PRISHTINE - Shqipëria dhe Kosova kanë tashmë një plan të përbashkët përsa i përket mbrojtjes së fëmijëve që janë në situatë rruge ose të quajtur ndryshe “Fëmijët në lëvizje”. Në kuadër të kësaj nisme është realizuar këto ditë në Prishtinë, me iniciativën e shoqatave “Terre des Hommes” dhe “Save the Children” një vizitë studimore dhe takime të rëndësishme pune me ekspertë dhe drejtues të agjencive të ndryshme që punojnë në fushën e parandalimit të trafikimit të qenieve njerëzore. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja në thellësi e situatës sociale të fëmijëve në lëvizje apo në situatë rruge dhe bashkërendimi i punës së strukturave të shërbimit social në Shqipëri dhe Kosovë për të parandaluar dhe zbutur fenomenin.
Ngritja e një grupi punë të përbashkët për të hartuar procedura standarte për trajtimin ndërvendas të fëmijëve në lëvizje apo situatë rruge, është hapi i parë i punës së përbashkët që do të vazhdojë. Në këtë takim nga pala shqiptare kanë marrë pjesë Znj. Elona Gjebrea, Zëvendësministe e Brendëshme dhe Znj Lida Leskaj, Zëvendës Drejtore e ShSSh.
Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com