Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Departamentit të Pensioneve të Kosovës.

Kjo marrëveshje ka si qëllim shkëmbimin e informacioneve rreth zhvillimit të legjislacionit për sigurimet shoqërore mes palëve, si dhe ngritjen e grupeve teknike të ekspertëve, të cilët do të bëjnë të mundur përafrimin e legjislacionit të dy vendeve deri në nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare për njohjen e periudhave kontributeve të shtetasve shqiptarë që punojnë në Kosovë dhe anasjelltas.

Marrëveshja u firmos nga Drejtorja e Përgjithshme e ISSH-së, Vjollca Braho dhe drejtori i Departamentit të Pensioneve të Kosovës, Sali Salihu. Aktualisht vlerësohet se janë me qindra shtetas të Shqipërisë të punësuar në Kosovë dhe anasjelltas.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)