Shqipëri-Kosovë, Klosi: Programe
pune për të rinjtë e diasporës

Shqipëri-Kosovë, Klosi: Programe<br />pune për të rinjtë e diasporës
Kosova dhe Shqipëria programe të përbashkëta pune për të rinjtë e diasporës. Kjo është tema e bisedës mes ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi me ministrit të Diasporës së Kosovës, Valon Murati.

Në fjalën e tij Klosi tha se është rënë dakort që në vitin e ardhshëm do t’i kushtohet një vëmendje e madhe diasporës dhe aktiviteteve ndaj tyre.

Bashkë me ministrin kemi folur shumë gjatë për një plan të përbashkët bashkëpunimi me Kosovën, që vitin e ardhshëm t’ia kushtojmë diasporës, të rinjve shqiptarë që jetojnë në diasporë dhe të kemi mundësinë që të ndërtojmë programe të përbashkëta pune”, - tha Klosi.

Ndërkohë që Valon Murati shtoi se ndër projektet e tjera ku do të bashkëpunohet në këtë drejtim është edhe zhvillimi i programeve të përbashkëta në shkolla verore për të rinjtë e diasporës. Ai theksoi se këto përpjekje po bëhen me qëllimin e vetëm që të rinjtë nga diaspora të njohin mirë atdheun e tyre.

 “Në vazhdën e bashkëpunimit që kanë dy qeveritë tona në trajtimin e përbashkët të diasporës, në trajtimin të diasporës shqiptare si një dhe e tërë, ne biseduam për t’i konkretizuar disa nga idetë që i kemi pasur nga takimet e mëparshme. Tani jemi në fazën e krijimit të grupeve të punës dhe në vitin e ardhshëm ne të kemi rezultate dhe zbatimin e projekteve konkreteve”, - u shpreh Murati.

Dy ministrat nënvizuan se Shqipëria dhe Kosova e shohin diasporën shqiptare si një nga asetet më të mëdha intelektuale.
klosi

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos