Shqipëri-Kosovë, kontroll të 
përbashkët në Vërmicë e Morinë

Shqipëri-Kosovë, kontroll të <br />përbashkët në Vërmicë e Morinë
Në pikën e kalimit të kufirit në Vërmicë, dy drejtorët e Përgjithshëm, atij të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe të Policisë së Shqipërisë, Haki Çako, nënshkruan procedurat e përbashkëta të kontrollit kufitar, në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë-Morinë, në territoret respektive.
 
Këto procedura janë bërë me qëllim që të thjeshtëzojnë dhe të shpejtojnë kalimin e kufirit duke zbatuar kontrollin e plotë kufitar hyrje- dalje nga secila palë, duke vendosur kabinat e përbashkëta, në dalje për palën kosovare në PKK Morinë dhe për palën shqiptare në Vërmicë.
 
Gjatë kalimit të kufirit do të zbatohet parimi i kontrollit kufitar në ndalje dy kontrolle. Kjo procedurë, pra lehtëson dhe shpejton kalimin e kufirit, por në të njëjtën kohë garanton siguri në kontrollin kufitar dhe zbaton standardet e kontrollit kufitar.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid