Shqipëri-Kosovë, takim për bashkëpunimin ndërkufitar mjediso

U zhvillua në Kosovë takimi i dytë i grupit të punës për bashkëpunimin ndërkufitar mjedisor Shqipëri-Kosovë. Takimi i parë është mbajtur në muajin gusht të këtij viti në Shqipëri, ndërsa i dyti u zhvillua në Kosovë.

Në takim mori pjesë Ferid Agani, Ministër i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapsinor të Kosovës, i cili ndër të tjera propozoii që me një fond prej 600 mijë euro, pjesë e financimit të SIDA-s (fondi total 6 milion euro) të shikohet mundësia e aplikimit të projekteve të sugjeruara nga ky grup pune".

Më pas përshëndetën, Fadil Braktari, përfaqësues nga Ministria e Mjedisit të Kosovës, Agim Qahaja, Këshilltari i Ministrit të Mjedisit të Kosovës dhe Drejtori i AKZM-së së Shqipërisë, Zamir Dedej.

Palët ranë dakord që ky grup pune të jetë i qëndrueshëm dhe të mblidhet në mënyrë periodike. Puna e grupit do të shtrihet dhe në aktivitete të tjera me interes dypalësh. "Mendoj se grupi i punës duhet ta zgjeroj objektivin e vet, jo vetëm në shpalljen e Zonës së Mbrojtur Ndërkufitare Mali Pashtrik-Liqeni i Fierzës, por dhe më gjerë. Ju kërkoj institucioneve dhe grupit të punës që të trajtojmë probleme me interes dypalësh në fushën e mbrojtjes së natyrës si dhe të përfshihen çështje të tjera me interes të përbashkët", tha Dedej.

Më pas u zhvillua një vizitë në Shtëpizën e Arinjve, ku mbaheshin 16 arinj në gjendje gjysmë të lirë, si dhe u vizitua Shpella e Gadimës. Grupi i Punës zhvilloi një takim dhe me administratën e Parkut Kombëtar, Bjeshkët e Namuna, Pejë, ku u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit. Vizitat vazhduan në Burimin e Drinit të Bardhë dhe Shpella e Radavcit, Gryka e Rrugovës dhe Parku Kombëtar Bjeshkët e Namuna. Grupi i përbashkët i punës ra dakord që të përgatisin projekte për shpalljen e Zonës së Mbrojtur Ndërkufitare Mali Pashtrik-Liqeni i Fierzës, hartimi i planeve të menaxhimit. Ndërkohë, Kosova ka bërë mbrojtjen paraprake të Malit Pashtrik. U diskutua dhe për zgjidhjen e problemit të mbetjeve urbane në zonën e Liqenit të Fierzës.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Dhunuan modelen, dy motrat Berisha ende në kërkim! Sekuestrohen dy mjetet me të cilat lëvizën