KUKËS - Një premtim i bërë realitet. Nënshkruhet marrëveshja për themelimin e Dhomës Kombëtare e Tregtisë mes Shqipërisë dhe Kosovës.
 
Mesditën e sotme në qytetin e Kukësit ku janë mbajtur ceremoni për përkujtimin e 15 vjetorit të eksodit dy bizneset kanë nënshkruar mes tyre marrëveshjen për krijimin e një dhome të vetme biznesi.

I pranishëm në këtë ceremoni, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se, kjo është një ditë e shënuar.

“Një ngjarje e shënuar në një ditë të shënuar”, shkruan kryeministri Edi Rama në Tëitter. Sipas tij, “Themelohet Dhoma Kombëtare e Tregtisë, ide e re për një realitet të ri”.
  Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)