SHKODER- Çështja e lumit Buna dhe projektet për shmangien e përmbytjeve janë në proces dhe kanë marrë formën e tyre. Ka qenë kjo deklarata e sekretarit të Shtetit për Çështjet e Integrimit në qeverinë e Malit të Zi, Aleksandar Andrija Pejoviç.
 
Ai tha se përveç këtij projekti është duke u bashkëpunuar mes dy vendeve me qëllim avancimin e projekteve siç janë hapja e pikës së kalimit në Virpazar mes Liqenit, dhe segmenti Rrugor Plav-Podgoricë mes territorit Shqiptar.
 
Qeveria e Malit të Zi dhe Qeveria Shqiptare janë të interesuar për nxitjen e një sërë projektet të rëndësishme zhvillimore për gjithë rajonin.
 
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)