Shqipëri-Maqedoni, në pranga 32
persona, kontrabandonin gjedhë

Shqipëri-Maqedoni, në pranga 32<br />persona, kontrabandonin gjedhë
OHER- Në Maqedoni është arrestuar një grup personash që kontrabandonin gjedhë në kufirin Maqedoni-Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup.
Sipas zëdhënësit të kësaj ministrie, Ivo Kotevski, në grupin e kontrabanduesve janë të përfshirë shtetas nga të dyja vendet.

“Grupi ndërkombëtar kriminal përbëhej nga 18 shtetas të Maqedonisë dhe 14 shtetas shqiptarë. Ata u zbuluan gjatë hetimeve të nisura nga viti 2011 e deri në vitin 2013 përmes operacionit të koduar ‘Milka’, që merrej me kontrabandimin e bagëtive, kryesisht gjedheve, duke përfituar shuma të majme parash”, theksoi Kotevski.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, në mesin e grupit të organizuar janë ndaluar edhe pesë zyrtarë policie nga pikat kufitare “Bllatë” dhe “Xhepishtë” me Shqipërinë, si dhe një veteriner nga Kërçova.

Nga hetimet e zhvilluara bëhet e ditur se janë kontrabanduar mbi 2 mijë frymë lopë, ndërsa nga ky biznes i paligjshëm janë përfituar miliona euro.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'