Shqipëri–Gjermani, miqësore luksi
në “Elbasan Arena” më datë 7 Maj

Shqipëri–Gjermani, miqësore luksi<br />në “Elbasan Arena” më datë 7 Maj
Më 7 Maj në orën 18:00 në “Elbasan Arena” Shqipëria do të presë Gjermaninë në një miqësore luksi të veteranëve, të yjeve të brezave nga mosha 35 deri në 60 vjeç. Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë kështu një ndeshje miqësore me Gjermaninë pas 14 vitesh. Ndeshja 70 minutëshe do të ndahet në dy pjesë nga 35 minuta ku do të aktivizohen ish-futbollistë të grupmoshës nga 35 deri në 60 vjeç.

Marrëveshja mes dy federatave është arritur pas pranimit nga pala gjermane të kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit, teksa shuma që do të përfitohet nga shitja e biletave do të shkojë për bamirësi. Nismëtarë të kësaj ideje ka qenë grupi parlamentar, Shqipëri-Gjermani, ku pjesa më e madhe e tyre janë tifozë të Gjermanisë. E ndërsa nga pala shqiptare ende nuk është zyrtarizuar lista me lojtarët që do të zbresin në fushë, Gjermania e ka bërë një gjë të tillë.

Disa nga emrat që pritet të jenë në fushë në stadiumin e Elbasanit më 7 Maj janë: Hans Peter Brigel, Feliks Magat, Lotar Mateus, Bernd Shuster, Mikael Tarnat, Rudi Fëler, Markus Babel, Mario Basler, Tomas Bertold, Fredi Bobiç, Marko Bode, Tim Borovski, Tomas Bërdariç, Guido Bukvald, Tomas Doll, Torsten Frings, Ditmar Haman, etj.  Emri që spikat më shumë në këtë listë është trajneri Hans Peter Brigel, që ka drejtuar Shqipërinë dhe që ka mbetur në memorien e shqiptarëve si trajneri që mundi Greqinë më 2004 dhe që arriti të grumbullonte më shumë pikë me kuqezinjtë, 13.

Por, jo më pak të rëndësishëm për interesin e publikut janë edhe  Lotar Mateus, Bernd Shuster, Rudi Fëler apo të tjerët që janë idhuj në Shqipëri.  Duke u kthyer të përballjet zyrtare midis dy vendeve, janë 14 të tilla, me takimin e fundit të luajtur më 6 qershor 2001, i përfunduar 0-2 në Tiranë me golat nga Rehmer dhe Ballack.
fshf
Njoftimi i FSHF
Shqipëri - Gjermani, ndeshja e adhuruar ndër vite për të gjithë shqiptarët, do të rikthehet përsëri në qendër vëmendjen e tyre.
 
Një seleksion veteranës së kombëtares gjermane të futbollit, do të vijë në Shqipëri për të zhvilluar një takim miqësor me homologët e tyre shqiptarë. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, më datën 7 maj të këtij viti.
 
Gjermania është skuadra që ka zhvilluar më shumë ndeshje me Shqipërinë për eliminatoret e Kampionateve Botërore dhe Europianë.
 
Në këto përballje kombëtarja shqiptare e futbollit, rezultatin më të mirë ndaj RFGJ , ka barazimin në nëntor e vitit 1967.
 
Ndërsa rezultatin më të dobët ka humbjen 8-0 në vitin 1981.
Ja të gjitha përballjet Gjermani Shqipëri dhe bilanci mes tyre:
 
01.05.1958 Tiranë Shqipëri - Republika Demokratike Gjermane 1-1
08.04.1967 Dortmund RF Gjermani 6-0 Shqipëri (Kualifikueset e Europianit)
17.12.1967 Tiranë Shqipëri 0-0 RF Gjermani (Kualifikueset e Europianit)
17.02.1971 Tiranë Shqipëri 0-1 RF Gjermani (Kualifikueset e Europianit)
12.06.1971 Karlsruhe RF Gjermani 2-0 Shqipëri (Kualifikueset e Europianit)
07.04.1973 Magdeburg RD Gjermani 2-0 Shqipëri (Kualifikueset e Boterorit)
03.11.1973 Tiranë Shqipëri 1-4 RD Gjermani (Kualifikueset e Boterorit)
01.04.1981 Tiranë Shqipëri 0-2 RF Gjermani (Kualifikueset e Boterorit)
18.11.1981 Dortmund RF Germani 8-0 Shqipëri (Kualifikueset e Boterorit)
30.03.1983 Tiranë Shqipëria 1-2 RF Gjermani (Kualifikueset e Europianit)
20.11.1983 S'rbrücken RF Gjermani 2-1 Shqipëri (Kualifikueset e Europianit)
16.11.1994 Tiranë Shqipëri 1-2 Gjermani (Kualifikueset e Europianit)
18.12.1994 K'lautern Gjermani 2-1 Shqipëria (Kualifikueset e Europianit)
02.04.1997 Granada Shqipëri 2-3 Gjermani (Kualifikueset e Europianit)
11.10.1997 Hannover Gjermani 4-3 Shqipëri (Kualifikueset e Boterorit)
24.03.2001 Leverkusen Gjermani 2-1 Shqipëri (Kualifikueset e Boterorit)
06.06.2001 Tiranë Shqipëria 0-2 Gjermani (Kualifikueset e Boterorit)


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë