Shqipëria 30 vjet tranzicion në
sytë e fotografit gjerman Julius E

Shqipëria 30 vjet tranzicion në<br />sytë e fotografit gjerman Julius E
Një ekspozitë e rrallë e fotografit gjerman Julius Eb do të çelet më 26 prill në Galerinë e Arteve në Tiranë.
 
Eb tregon trajektoren e ndryshimeve dhe tranzicionin e shoqërisë shqiptare brenda një periudhe kohore gati 30 vjeçare, duke u fokusuar thuajse ekskluzivisht tek brezi i ri, titulluar nga vetë Eb si “Gjenerata A”, që thuajse nuk njohu aspak diktaturën komuniste në Shqipëri, pas rënies së saj në 1990., shkruhet në njoftimin zyrtar të Galerisë Kombëtare.
 
Ky projekt fotografik reflekton perceptimin e fotografit për identitetin dhe vlerat, bukurinë por edhe anën e vështirë të transformimit shqiptar.
 
Kuratorët e ekspozitës tregojnë se “Piramida nga jashtë– dikur një monument tribut për Enver Hoxhën dhe regjimin e tij socialist është rrënuar dhe kthyer në një “shesh lojërash” të shkatërruar për Rrëshqitësit e Piramidës.
 
Ky monument diktatorial përbën objektivin por dhe domethënien e madhe të brezit të ri, indiferencën ndaj të shkuarës. Ky objekt i rrënuar nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendjen e fotografit. Po jo vetëm kaq!
 
Monumentet e reja, sipas fotografit janë shumë. Prezantojnë shoqërinë e re dhe janë po aq të dallueshme: makina luksi, veshje të modës së fundit, blloqe pafund betoni me pallate të reja që tregojnë historinë e tranzicionit që nuk mbaron kurrë.
 
Eb merr në shqyrtim fatin e individit në ditët tona moderne, në një përballje me të shkuarën e tij. Çfarë e përcakton Gjeneratën A, cilat janë vlerat e kësaj shoqërie të re, Si funksionojnë gratë në këtë tranzicion të shoqërisë?
 
Në sytë e fotografit gjerman të rinjtë shqiptarë fokusohen si një gjeneratë, për të cilën kujtimet e diktaturës do të jenë gjithnjë e më të pakta, duke mbetur si një remineshencë që vjen nga diskutimet me prindërit, gjyshërit dhe librat e historisë. Si një udhëtar në kërkim, Julius Eb është gjithmonë në lëvizje, duke u shndërruar në një arkeolog dixhital të së tashmes.
 
Fotografia bashkëkohore e tij ofron një sfidë kontrastuese me artin e Realizmit Socialist. Si e sheh ai Shqipërinë e sotme me hiperbolat e së kaluarës dhe mitet moderniste të gjeneratës tjetër?
Një kuriozitet që do të shuhet me çeljen e ekspozitës më datën 26 prill.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar