Shqipëria, anëtare e Organizatës për
Drejtësi, Naço: Hap me rëndësi

Shqipëria, anëtare e Organizatës për<br />Drejtësi, Naço: Hap me rëndësi
TIRANE- Shqipëria është bërë sot anëtare e Organizatës Evropiane për Drejtësi Publike, anëtarësim i cili është arritur nëpërmjet marrëveshjes së bashkëpunimit midis ministrisë së Drejtësisë dhe përfaqësuesve të këtij organizmi.
 
Në këtë organizëm marrin pjesë 30 shtete partnere mes tyre dhe 6 shtete të cilat janë pjesë e Bashkimit Europian, ndërsa sipas Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, ky anëtarësim do të shërbejë që Shqipëria të përmirësojë reformat në drejtësi duke shkëmbyer eksperiencat më të mira nga EPLO.
 
I pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishte dhe drejtori i këtij organizmi, Spyridon Flogaitis, si dhe ambasadori grek në Shqipëri Leonidas Rokanas, të cilët vlerësuan reformat e bëra në drejtësi këto 6 muaj, si dhe njëherazi vlerësuan operacionin e bërë nga policia shqiptare në Lazarat, si një formë e duhur për luftën ndaj paligjshmërisë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike

Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike