Shqipëria arrin nën masa të rrepta
sigurie në Beograd, kërkon fitoren

Shqipëria arrin nën masa të rrepta<br />sigurie në Beograd, kërkon fitoren
Serbia pengoi tifozët shqiptarë që të ishin të pranishëm në stadium në Beograd, por jo të madhin Sokol Kushta, i cili zbarkoi paraditen e së hënës në kryeqytetin serb. Sokol Kushta, ish-lojtar i Flamurtarit është i njohur për opinionin sportiv serb për golin e shkëlqyer përballë Partizanit të Beogradit në ndeshjen e vlefshme për Kupat e Evropës.

Surprizë ka qenë udhëtimi në Beograd i kryetarit të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho. Por mësohet se Baho ka udhëtuar jo në cilësinë e kreut të Komisionit të Sigurisë, por si deputet i thjeshtë për të ndjekur sfidën nga afër.

Nuk kishte si të mungonte Presidenti i FSHF, Duka që ka udhëtuar me kuqezinjtë. Kombëtarja do të zhvillojë një seancë stërvitore sot pasdite për të njohur terrenin për të qenë gati të martën në mbrëmje.

Kombëtarja shqiptare është pritur në masa të rrespta sigurie nga policia serbe për të shmangur incidentet e mundshme.

(Video, Kombëtarja mbërrin në Serbi)
Statistikat
Shqipëria nuk ka një bilanc aspak pozitiv përballë Serbisë në arenën ndërkombëtare, teksa në 5 ndeshjet që janë zhvilluar ka vetëm një barazim. Duke llogaritur ndeshjet edhe në kohën kur Serbia përbëhej prej Federatave, dhe quhej Jugosllavi, Serbia – Shqipëri, deri më tani, janë takuar pesë herë, kuqezinjtë kanë arritur vetëm një barazim, dhe katër humbje.

Ndeshja e së martës do të jetë edhe një mundësi e mirë për të thyer tabunë për ekipin e drejtuar nga trajneri italian De Biasi. Momenti favorizon Shqipërinë, pasi Serbia nuk është në momentin më të mirë të mundshëm.

Serbia vlen 120 mln Euro, Shqipëria 17 mln Euro
Ekipi i kombëtares së Serbisë vlen gjithsej 120 milionë eurove, me Nemanja Matiç që ka vlerën më të madhe prej 26 milionë eurosh. Kombëtarja shqiptare kap vlerën e rreth 17 milionë eurove, me Etrit Berishën dhe Lorik Canën si lojtarët më të shtrenjtë.

Shqiptari me flamurin kuqezi në Serbi
Një fotografi e një tifozi shqiptar i cili po valëvit flamurin kombëtar para stadiumit të Partizanit të Beogradit ku do të zhvillohet ndeshja Serbi-Shqipëri, po bën xhiron në internet.
shqiptari, beograd
Sipas medieve në Prishtinë, tifozi që është fotografuar me flamurin kuqezi është nga Kosova. Kujtojmë që policia serbe ka paralajmëruar se do të arrestojë tifozët shqiptarë nëse do të jenë të pranishëm në stadium.

“Plisat”: Flamur kuqezi në cdo dritare
Grupi i tifozëve nga Prishtina, “Plisat” pasi u penguan për të shkuar në Beograd, kanë paraqitur edhe një kërkesë për përkrahje për Shqipërinë.
 
“Në mënyrë që të jemi të gjithë në frymën kuq e zi, e kjo frymë të arrijë edhe në Beograd te djemtë tanë, që nga sot, secili ballkon i shqiptarit, secila dritare, secili lokal, le ta vendosë flamurin tonë kombëtar”, shkruhet në faqen e “Plisave”.
 
Shkak i vendimit të Serbisë për të ndaluar tifozë kuqezi ishin pikërisht tifozët nga Kosova, të cilët sjellin frikë te autoritetet në Beograd. Udhëheqësi i grupit të tifozëve “Plisat”, Albert Kastrati, është i vendosur që të martën të udhëtojë drejt Serbisë bashkë me 100 tifozë të tjerë nga Kosova, për të mbështetur kombëtaren shqiptare të futbollit.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji