Shqipëria barazim me Brazilin në
miqësoren e U-17 që u luajt në Austri

Shqipëria barazim me Brazilin në<br />miqësoren e U-17 që u luajt në Austri
AUSTRI - Kombëtarja shqiptare e futbollit e moshave nën 17 vjeç ka mundur të marrë një rezultat surprizë dhe historik, teksa ka barazuar 1-1 ndaj bashkëmoshatarëve të Brazilit, në miqësoren e tretë të zhvilluar në Austri, pasditene së hënës.

Ekipi shqiptar që drejtohet nga Xhemal Mustedanagiç ka barazuar 0-0 ndaj Meksikës U17 dhe është mposhtur 2-0 nga vendasit e Austrisë në miqësoren e dytë. Ndërsa këtë herë ka reaguar mirë përballë një kundërshtari të fortë dhe me shumë talente.

"Ishte një testim që i shërbeu mjaft skuadrës, sepse u ballafaquam me një kundërshtar të një niveli të lartë. Do të na shërbejë në të ardhmen si analizë dhe si eksperiencë", mësohet të ketë thënë trajneri Mustedanagiç pas ndeshjes./ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja