Shqipëria dhe Brazili do të forcojnë
bashkëpunimin në fushën e transportit ajro

Shqipëria dhe Brazili do të forcojnë bashkëpunimin dypalësh në fushën e transportit ajror. Këshilli i Ministrave depozitoi në Kuvend marrëveshjen me Brazilin për shërbimet ajrore.

Sipas relacionit shoqërues, kjo marrëveshje do të ndikojë në krijimin e kushteve të përshtatshme, të ndërsjella dhe lehtësuese për operatorët e transportit ajror të të dyja vendeve, si dhe kalimin transit përmes territoreve të tyre me qëllim lëvizjen pa pengesa për shtetasit e të dyja palëve kontraktuese.

Marrëveshja vendos rregullat dhe parimet, siguron një zhvillim të koordinuar, liberalizimin progresiv të transportit ndërmjet Palëve të mbështetur në nevojat reciproke komerciale, si dhe kushtet e hyrjes në tregun e transportin ajror.

Marrëveshja për shërbimet ajrore, ndërmjet dy vendeve u nënshkrua më 4 nëntor 2015, në Brasilia, nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Eridana Çano emërohet drejtoreshë e re e SASPAC