Shqipëria dhe Kosova gati
për mbledhjen e dy qeverive 

Shqipëria dhe Kosova gati<br />për mbledhjen e dy qeverive <br>
Zëvendës Kryeministrja Senida Mesi ndodhet në një vizitë në Kosovë, ndërsa ka zhvilluar takime me homologun Enver Hoxhaj dhe Ministrin e Tregtisë & Industrisë Bajram Hasani.

Gjatë takimit me Hoxhajn, Mesi ka nënvizuar bashkëpunimin e ngushtë politik që ekziston mes dy vendeve, si edhe ndërveprimin vëllazëror që karakterizon Shqipërinë dhe Kosovën.  Në këtë kuadër, ato kanë rënë dakord që ta përforcojnë edhe më tepër bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe kanë insistuar për rritjen e mëtejshme të komunikimit në çdo fushë të interesit të përbashkët.

Në lidhje me mbledhjen e ardhshme të përbashkët mes dy qeverive që do të realizohet me datë 27-28 Nëntor në Shqipëri, të dy zëvendës kryeministrat  kanë bashkëbiseduar për produktet konkrete që priten të përmbushen së shpejti si rezultat i këtij takimi, dhe kanë nënvizuar gjithashtu rëndësinë e koordinimit për të çuar përpara çdo agjendë që është në interes të dy vendeve.

Zv/Kryeministrja Mesi i siguroi homologut Hoxhaj faktin se Kosova mbetet natyrshëm partneri strategjik i Shqipërisë dhe se vendi ynë ngelet tërësisht i angazhuar për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Mesi u takua gjithashtu edhe me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës Bajram Hasani, ku në fokus të bisedës ishte thellimi i marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.

Të dyja palët dakordësuan për vijimin e punës për jetësimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe për avancimin e çështjeve me rëndësi për të dyja vendet. Ato diskutuan gjithashtu edhe për krijimin e lehtësirave për produktet që eksportohen nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari