Mbyllen garat për sportistët shqiptarë në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut. Erjon Tola u rendit në vendin e 36-të në garën e slalomit special. Skiatori shqiptar në dy provat e tij regjistroi kohë të mira dhe, duke përfituar nga fakti që shumë garues nuk i kryen me sukses të dyja provat, u klasifikua në një pozicion të mirë, mes 108 pjesëmarrësve në garë, i 36-i.
/Shqiptarja.com
E njëjta gjë vlen edhe për përfaqësuesin e vetëm të Kosovës, Albin Tahiri, që e mbylli slalomin në vendin e 39-të. Kohët e dy skiatorëve shqiptarë ishin larg kohëve që regjistruan fituesit e garës. Medaljen e artë e meritoi suedezi, Andre Myhrer. Shqipëria u përfaqësua edhe me skiatoren Suela Mëhilli, që mbajti edhe flamurin shqiptar.
s.k/Shqiptarja.com









