Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Presidenti i Rajonit të Puglia-s Michele Emiliano firmosën këtë të hënë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit kulturor mes Shqipërisë dhe Rajonit të Puglia-s.
Në këtë veprimtari ishin të pranishëm Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Kumbaro, këshilltarja për Turizmit për Rajonin e Puglias, Loredana Capone si dhe drejtuesi i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Puglias, z. Bernardo Notarangelo.
“Do të bashkojmë kulturën tonë, historinë tonë dhe artin tonë për zhvillimin e përbashkët të turizmit - tha ministrja Mirela Kumbaro - dhe Rajoni i Puglia-s, me përvojën e tij, është një shembull i madh për t’u ndjekur.
Presidenti Emiliano tha se “Shqipëria dëshiron të shkojë larg dhe Puglia që është më përpara, po përpiqet të bashkojë hapin me të”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com