Shqipëria fiton një pozicion në renditjen e FIFA-s për muajin shkurt të publikuar gjatë ditës së sotme duke mbajtur vendin e 59-të. Gjatë periudhës mes renditjes së muajit janar dhe shkurt Kombëtarja nuk ka zhvilluar ndonjë ndeshje por lëvizjet e ekipeve të tjera kanë bërë që djemtë e Panuccit të fitojnë një pozicion dhe për muajin shkurt të jenë në vend të 59-të.

Ndërkaq një pozicion ka fituar edhe Skocia kundërshtari i kuqezinjve në Ligën e Kombeve duke u renditur në vend të 31-të. Edhe Izraeli rival tjetër i Ligës së Kombeve fiton një pozicion duke mbajtur vendin e 98-të.

Kosova po ashtu njeh përmirësim me një pozicion por mbetet në vendet e poshtme në të 177-tin. Renditjen e FIFA-s e kryeson sërish Gjermania e ndjekur nga Brazili dhe Portugalia.

renditja fifa

renditja fifa

renditja fifa

d.c./shqiptarja.com