Shqipëria e fundit për ekonominë
qeverisjen e demokracinë
Shqipëria paraqitet me rezultate negative në aplikimin e demokracisë, në ecurinë ekonomike, cilësinë e jetës apo qeverisjen. Ky është konkluzioni i Institutit të Shoqërisë së Hapur të Bullgarisë
Një institut studimor në Sofje (Open Society Institute) ka zhvilluar një studim të financuar nga Iniciativa e Politikave Evropiane, për të analizuar përparimin që kanë bërë vendet e reja anëtare dhe kandidate për në Bashkimin Evropian, në rrugën e tyre të mundimshme drejt afrimit me vendet më të zhvilluara të BE-së. Për këtë, ajo ka ndërtuar një indeks (The Catch-Up Index) që ponderon renditjen relative të vendeve anëtare, kandidate dhe kandidate potenciale në katër drejtime kryesore: ekonomi, cilësi e jetesës, demokraci dhe qeverisje. Në renditjen sipas indeksit të ponderuar, Shqipëria ndan vendin e fundit me Bosnjën me pikë të barabarta (21). Të parët në këtë renditje dalin shtete si Luksemburgu, Danimarka dhe Suedia me 71 pikë.
SHQIPERI Në drejtimin ekonomik, aq shumë të trumbetuar nga qeveria Berisha, Shqipëria është në fund të listës, me 27 pikë (njësoj sa Bosnje-Hercegovina) dhe 6 pikë pas Maqedonisë e Malit të Zi.
Në drejtim të cilësisë së jetesës vendi ynë vlerësohet se ia kalon "rivalit" boshnjak me 2 pikë, duke qendruar në një nivel me Turqinë.
Në drejtim të demokracisë, renditja e vendos Shqipërinë në një mënyrë të tillë, që ja kalon me 1 pikë vetëm Turqisë, që është në vend të fundit me 14 pikë. E para në drejtim të demokracisë është Suedia me 75 pikë.
Së fundi, vetëm në drejtim të efektivitetit të qeverisjes kemi dy vende poshtë nesh, Serbinë dhe Bosnjën, me 18 dhe 16 pikë (Shqipëria vlerësohet me 20 pikë, ndërsa Danimarka, që është e para, ka 77 pikë).
ÇFARE ESHTE INDEKSI "CATCH UP"?
Indeksimi "Catch Up" synon të japë përgjigje për pyetjen: sa po u afrohen 10 vende ish-komuniste standardeve të vendeve të Bashkimit Evropian, ku synojnë të aderojnë? Në tërësi, studimi kryhet për 35 vende, ku përfshihen edhe vende të zhvilluara të BE-së, për të parë dhe krahasuar mes tyre rezultatet në fushat e ekonomisë, qeverisjes, cilësisë së jetës dhe demokracisë në këto vende.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8162
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21