Shqipëria e Kosova marrëveshje
bashkëpunimi në shëndetësi

Shqipëria e Kosova marrëveshje<br />bashkëpunimi në shëndetësi
PRISHTINE - Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani e ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me ministrin e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ilir Beqaj për identifikimin e fushave të mundshme për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë.

Ministri Agani tha se të gjitha departamentet e të dyja shteteve në fushën e shëndetësisë do të fillojnë dhe t’i specifikojnë projektet në të cilat mund të lidhin bashkëpunim, në mënyrë që pas 3 muajve të konkretizohen të gjitha këto mundësi.

“Marrëveshje kjo e cila është në funksion të konkretizimit të marrëdhënieve tëndërsjella, derisa marrëveshjet paparaprake kanë qenë më tepër marrëveshje të nivelit politik të cilat e kanë shpreh vullnetin dhe gatishmërinë e dy institucioneve që të jenë së bashku në procesin e ndërtimit të një shëndetësie evropiane në të dy shtetet, kjo marrëveshje e ka në esencën e saj një synim që mbartësit e institucioneve të dy shteteve në sektorin e shëndetësisë me marrëdhënie të drejtpërdrejta në kontakte të drejtpërdrejta të cilat do t’i realizojnë në 3 muajt e ardhshëm, të identifikojnë pikat e mundshme të bashkëpunimit konkret në sektorë të ndryshëm edhe sa i përket politikave shëndetësore, edhe sa i përket legjislacionit dhe përpjekjeve për unifikimin e legjislacionit”, ka thënë ministri i Shwndetwsisw sw Kosovws, Ferid Agani.

Kurse, ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë, Ilir Beqaj, ka theksuar se ky është vetëm  fillimi i bashkëpunimi të gjatë.

 “Është realizimi i një përpjekje prej dy javësh për ta çuar në një stad të mëtejshëm dhe më konkret bashkëpunimin e ndërsjellët sepse në radhë të parë misioniynë i përbashkët i ministrive ështëpërmirësimi i kujdesit shëndetësor për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë të cilën ata e meritojnë. Pikë së dyti ne e kemi për detyrësepse qytetarët duhet vetëm të paguajnë taksën dhe për ata ne shpërblehemi”, ka deklaruar Beqaj.

Ministrat kanë thënë se pas 3 muajv e do të bëhen të ditura bashkëpunimet konkrete dhe detaje rreth këtyre bashkëpunimeve, ndërsa kanë shtuar se synohet bashkëpunim në shkëmbim të stafit akademik, procedura më të përshpejtuara për trajtim të pacientëve ndërmjet dy shteteve, përafrim të çmimeve për trajtim etj.


 Marrë nga "KosovaPress"

 Redaksia online

(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike