Lojtari shqiptar Andi Lila, i cili luan me PAS Janina në Greqi si mbrojtës, do të japë shpjegime para ekipit të tij për atë që ka ndodhur në Beograd dhe veçanërisht sjelljen e tij. Vetë skuadra PAS Janina ka reaguar pas ndeshjes së ndeshje “Lojtari ynë Andi Lila do të thirret nga drejtuesit e skuadrës për të dhënë shpjegime.

Shpresojmë se Lila ka dashur të ulë gjakrat dhe jo t’i hedhë benzinë zjarrit. Futbolli duhet t’i bashkojë e jo t’i ndajë popujt,” thuhet në deklaratë. Andi Lila ishte njëri nga personat që u përfshi në sherrin masiv në minutën e 41 më përpjeke për të mbrojtur flamurin kuqezi nga përdhosja që tentuan t’i bëjnë serbët. Reagimi i ekipit vjen, pasi harta me Shqipërinë Etnike përfshin edhe Janinën, teksa për këtë reagoi menjëherë edhe zv. kryeministri grek.