“Shqipëria ime Fantastike” një projekt i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, për gati 15 javë shëtiti lexuesit nëpër destinacione të mrekullueshme të vendit nga Veriu deri poshtë në Jug. Gjurmuan historinë, atraksionet, doket, zakonet, mikpritjen, kulinarinë dhe etnografinë e dhjetra zonave ku natyra bashkë me njerzit të ftojnë në çdo kohë. Aktivitetet dhe eventet e organizuara nga AKT në Shqipëri por edhe në mjaft vende të tjera, promovuan vlerat jo vetëm turistike por edhe ato qytetare të një vendi që tashmë po respekton më tepër veten dhe miqtë.

Një minialbum fotosh nga evenimentet e kësaj agjencie përgjatë 10 muajve të fundit janë urimi më i mire për këdo. Faleminderit, pushime të mbara në çdo kohë dhe në çdo vend të Shqipërisë që do të zgjidhni!

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë: "Turizmi mbetet një sfidë e rëndësishme lidhur me një qasje të re në vendin tonë. Nuk është meritë e asnjë qeverie që turizmi funksionon falë gjithë bujarisë që ka pasur zoti me këtë vend të bekuar. Ne kemi nisur punën kohë më parë me pastrimin dhe çlirimin e territorit nga plehrat. Cilësia e shërbimeve dhe pastërtia do të jenë fjala kyçe e turizmit tani e kurdoherë."
Eglantina Gjermeni, Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit: "Turizmi këtë vit e në vazhdim, do të jetë ndryshe, falë një bashkëpunimi dhe koordinimi të të gjithë institucioneve
qendrore, njësive të qeverisjes vendore dhe sektorit privat, për të garantuar, për të gjithë pushuesit vendas dhe të huaj që do të zgjedhin të kalojnë pushimet në Shqipëri, plazhe më të pastra, më shumë siguri dhe shërbime publike më cilësore."
Julinda Dhame, Drejtoreshë e përgjithshme Agjencia Kombëtare e Turizmit: "Shqipërisë tashmë i dyfishohet bekimi edhe prej natyrës edhe prej seriozitetit që qeveria dhe
institucionet e tjera i japin turizmit. Ne me punën dhe kreativitetin po e rikthejmë gradualisht vendin tonë në hartën mesdhetare të turizmit më mikpritës dhe elitar."



Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Një minialbum fotosh nga evenimentet e kësaj agjencie përgjatë 10 muajve të fundit janë urimi më i mire për këdo. Faleminderit, pushime të mbara në çdo kohë dhe në çdo vend të Shqipërisë që do të zgjidhni!

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë: "Turizmi mbetet një sfidë e rëndësishme lidhur me një qasje të re në vendin tonë. Nuk është meritë e asnjë qeverie që turizmi funksionon falë gjithë bujarisë që ka pasur zoti me këtë vend të bekuar. Ne kemi nisur punën kohë më parë me pastrimin dhe çlirimin e territorit nga plehrat. Cilësia e shërbimeve dhe pastërtia do të jenë fjala kyçe e turizmit tani e kurdoherë."
Eglantina Gjermeni, Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit: "Turizmi këtë vit e në vazhdim, do të jetë ndryshe, falë një bashkëpunimi dhe koordinimi të të gjithë institucioneveqendrore, njësive të qeverisjes vendore dhe sektorit privat, për të garantuar, për të gjithë pushuesit vendas dhe të huaj që do të zgjedhin të kalojnë pushimet në Shqipëri, plazhe më të pastra, më shumë siguri dhe shërbime publike më cilësore."
Julinda Dhame, Drejtoreshë e përgjithshme Agjencia Kombëtare e Turizmit: "Shqipërisë tashmë i dyfishohet bekimi edhe prej natyrës edhe prej seriozitetit që qeveria dheinstitucionet e tjera i japin turizmit. Ne me punën dhe kreativitetin po e rikthejmë gradualisht vendin tonë në hartën mesdhetare të turizmit më mikpritës dhe elitar."



Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)










