Do ti jepet fund një turneu me shumë pak të ardhura si Europa League, dhe do të riformatohet një Champions League, e cila do të zgjerohet në 64 skuadra duke nisur nga viti 2016. Ky është projekti ambicioz europian për presidentin e UEFA, Michel Platini.

Vullneti i madh i francezit është që të heqë turneun e dytë kontinental duke i dhënë terren kampionateve të dorës së dytë apo të tretë si Shqipëria. Sipas planit, La Liga, Premier, Serie A e Bundesliga do të kenë nga 6 skuadra secila në Champions.

Në këtë mënyrë, Kategoria Superiore shqiptare, do të ketë një vend në fazën e grupeve në Champions League, bashkë me vende si Bjellorusia, Gjeorgjia apo Letonia.

Kreu i UEFA, Platini po kërkon ende mbështetës për të cuar numrin e ekipeve nga 32 në 64, dhe ata nuk mungojnë. Kështu Shqipëria nuk do shohë më Champions vetëm në TV...(rb/shqiptarja.com)