SHKUP- Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia pritet që së shpejti të arrijnë në një marrëveshje sa i përket sigurimit social të qytetarëve, pavarsishit se në cilin prej këtyre 3 shteteve jetojnë.

Negociatat,që deri tani kanë kaluar tre raunde bisedimesh, kryhen mes përfaqësuesve të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë, Institutit të Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë dhe Departamentit për Administratë Pensionale të Kosovës në Shkup.
 
Drejtoresha e Përgjithshme e ISSH-së, Vjollca Braho, gjatë diskutimit ka vënë theksin në thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve si një mjet për kujdesin ndaj qytetarëve të të trija vendeve.
 
“Tashmë negociatat mes Shqipërisë dhe Maqedonisë po shkojnë drejt përfundimit, pasi kanë përfunduar tre raunde bisedimesh mes palëve, kështu që është e domosdoshme të vazhdojmë me tej deri në nënshkrimin e saj. Shqipëria është përfshirë në një sërë negociatash të tilla me shumë vende të Europës dhe presim që disa prej tyre të mbyllen në një kohë sa më të shkurtër. Ndërkohë, që është e nevojshme që është e nevojshme që të mbyllet sa më shpejt marrëveshja mes dy vendeve tona”, deklaroi Braho.
 
Duke vijuar fjalën e saj Drejtoresha e Përgjithshme e ISSH-së, vuri theksin edhe në nevojën e nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi me Departamentin për Administratë Pensionale të Kosovës. Ajo vuri theksin në numrin e lartë të shtetasve të Republikës së Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri si dhe të atyre të Shqipërisë që jetojnë dhe punojnë në këtë vend.
 
“Këto marrëveshje, do t’u japin mundësi të gjithë qytetarëve që të mos humbasin asnjë ditë kontributeve nga llogaria e tyre, duke u dhënë mundësinë e një përfitimi të drejtë në kohën e duhur”, përfundoi kreu i ISSH-së.

Ndërsa drejtori i Fondit të SPIM-së, Bekim Idrizi theksoi faktin se është e nevojshme nënshkrimi i marrëveshjes me Shqipërinë, për të vijuar më pas në diskutimet në nivel teknik që kjo marrëveshje pasi të miratohet nga ministritë përkatëse dhe parlamentet e dy vendeve të hyjë në fuqi sa më shpejt.
 
“Ne duhet ta bëjmë sa më shpejt të mundur këtë marrëveshje, pasi është e pakuptimit që Republika e Maqedonisë të ketë marrëveshje për sigurim social me shumë vende, por jo me fqinjët e saj”, deklaroi Zoti Neziri.
 
Ky takim i pari i këtij lloji mes drejtuesve të lartë të tre instucioneve u zhvillua sot në Shkup ku në qendër të diskutimeve ishte mbrotja sociale dhe njohja e periudhave kontributive mes shtetasve që punojnë në tre vendet pavarësisht se ku jetojnë.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)