Shqipëria llogaritet të ketë
60 mijë përdorues droge

Shqipëria llogaritet të ketë<br />60 mijë përdorues droge
Numri i përdoruesve të drogës në vend ka ardhur në rritje, ndërsa përllogaritet që numri të variojë midis 40 000 dhe 60 000 përdorues të drogave ilegale. “Ashtu si në çdo vend të botës, përdorimi dhe abuzimi me substancat ilegale është një fakt i pamohueshëm dhe numri i përdoruesve të drogës është në rritje. Llogaritet që në vendin tonë janë rreth 40.000 – 60.000 përdorues të drogave ilegale, ku droga më e përdorur rezulton marijuana dhe më pas vijnë heroina, kokaina apo droga të tjera”, tha sot drejtori i Përgjithshëm i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero.

Lëndët që përdoren janë kanabis, gjë që paraqitet problematike në shkollat e e mesme, heroina (tymosje, injektim, e përzierë, shkëmbim shiringash, më shumë injektim), kokaina (tymosje), si dhe po vihen re dhe kombinime (Diazepam, alkool, ketaminë,etj).

Ndërsa, substancat psikoaktive që përdoren më masivisht janë prodhimet e kanabis (rreth 65 %); përdoruesit e opiateve, kryesisht heroinë, janë 20-25% (një pjesë e konsiderueshme e të cilave administrohet intravenoz duke përbërë një kërcënim potencial për sëmundje të transmetueshme); rreth 10% janë përdorues të kokainës. Vëzhgimet dhe konstatimet konstatojnë një rritje të preferencave për substanca sintetike, veçanërisht e stimulantëve të tipit të amfetaminës (ekstazi etj).

Lidhur me shërbimet ndaj drogës, në vizionin dhe programin e qeverisë shqiptare është zgjerimi i shërbimeve ekzistuese dhe hapja e atyre të reja. “Ka një vullnet politik për këtë çështje dhe shumë shpejt ne do të hapim Qendrën Kombëtare të adiksionit dhe shumë shpejt do të ngremë shërbime të tilla në 12 prefektuarat e vendit.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online